Rastet e vdekjeve në vendet e punës, ministri Hoti merr vendim për aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve
Pas disa vdekjeve me radhë në vendet e punës, ministri Andin Hoti, ka marrë vendim për aksion të jashtëzakonshëm të inspetimeve. Me vendimin e nënshkruar nga Ministri Hoti, urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve. “Ky aksion do të…
Lajme
Pas disa vdekjeve me radhë në vendet e punës, ministri Andin Hoti, ka marrë vendim për aksion të jashtëzakonshëm të inspetimeve.
Me vendimin e nënshkruar nga Ministri Hoti, urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.
“Ky aksion do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë.”
Njoftimi i plotë:
Ministri Hoti merr vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, ka marrë vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.
Me vendimin e nënshkruar nga Ministri Hoti, urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.
Ky aksion do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë.
Qëllimi i këtij aksioni është rritja e nivelit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi I aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve./Lajmi.net/