Deputetja e VV-së i reagon Besnik Tahirit: Kapitulli i Orbanëve në Kosovë është mbyllur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili së fundmi ka bërë komente lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e ndryshimeve edhe në Kosovë. Tahiri, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve në Hungari, ku lideri i opozitës Peter Magyar ka shënuar fitore të thellë ndaj…

Lajme

13/04/2026 19:51

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili së fundmi ka bërë komente lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e ndryshimeve edhe në Kosovë.

Tahiri, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve në Hungari, ku lideri i opozitës Peter Magyar ka shënuar fitore të thellë ndaj Viktor Orbanit dhe partisë së tij, ka deklaruar se “nëse në Hungari nuk ka më ujë populizmi dhe i ka ardhur fundi, e njëjta duhet dhe mund të ndodhë edhe në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026”.

Pas kësaj deklarate, Kryeziu ka reaguar me një postim ku ka shkruar:

“Orbanat e Kosovës kanë rënë përfundimisht në vitin 2021, ndërsa rënia e tyre u vulos edhe një herë në vitin 2025. Një kapitull që është mbyllur, por që do të mbetet gjatë në kujtesën e disa prej tyre”. /Lajmi.net/