Brenda 24 orëve u shënuan 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku. Sipas raportit të Policisë së Kosovë, 19 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 15 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme material, Gjatë së njëjtës periudhë kohore, janë shqiptuar 2,014 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor. Po…

Lajme

13/04/2026 10:20

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovë, 19 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 15 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme material,

Gjatë së njëjtës periudhë kohore, janë shqiptuar 2,014 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu, Policia bëri të ditur se janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, nën dyshimin për përfshirje në shkelje të ndryshme ligjore në komunikacion.