Të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën nga vetura

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Viktima mashkull ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje ka shtënë me armë zjarri një person i panjohur- duke e qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e…

Lajme

13/04/2026 08:41

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Viktima mashkull ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje ka shtënë me armë zjarri një person i panjohur- duke e qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./Lajmi.net/