Kurti uron Magyer për fitoren e zgjedhjeve në Hungari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për triumfin e tij në zgjedhjet parlamentare. Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Kurti theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave evropiane dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen. “Urime Peter Magyar për…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për triumfin e tij në zgjedhjet parlamentare.
Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Kurti theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave evropiane dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen.
“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Kurti.