“Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, gazetarët e Kosovës i drejtohen BE-së dhe SHBA-së për procesin në Hagë
Një grup gazetarësh nga Kosova i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim, në të cilin kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohen proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, veçanërisht në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup…
Lajme
Një grup gazetarësh nga Kosova i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim, në të cilin kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohen proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, veçanërisht në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në letër, ndër të tjera, thuhet se këto shqetësime nuk janë politike, por mbështeten në raportimet e mediave të pavarura.
Gazetarët pjesmarrës: 1. Blendi Fevziu (Klan TV, Albania) 2. Adriatik Kelmendi (Klan Kosova, Kosovë) 3. Afërdita Saraqini – Kelmendi (RTV 21, Kosovë) 4. Lirim Mehmetaj (VOX Kosova, Kosovë) 5. Berat Buzhala (Nacionale, Kosovë) 6. Ermal Panduri (RTV Dukagjini, Kosovë) 7. Sidorela Gjoni (Top Channel, Albania) 8. Leonard Kerquki (T7 & Gazeta Express, Kosovë) 9. Alban Dudushi (RTSH, Albania) 10. Kushtrim Sadiku (Kanal 10, Kosovë).