Pashkët Ortodokse, Haradinaj uron besimtarët: Kremtim në paqe dhe harmoni familjare
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misione të ndryshme në vend. “Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi”, ka shkruar ai. Postimi i plotë: Të gjithë qytetarëve të…
Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misione të ndryshme në vend.
“Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë bashkëkombësve shqiptarë që sot festojnë Pashkët Ortodokse, gëzuar për shumë mot!
Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë.
Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi.