Pas trajtimit disa ditor, ndërron jetë në QKUK i aksidentuari nga Podujeva

Ka vdekur dje në QKUK personi që u aksidentuar me 5 prill në Llugë të Podujevës. Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit, ku thuhet se viktima që nga dita e aksidentit ishte duke u trajtuar në spital. “Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar…

Lajme

12/04/2026 08:43

Ka vdekur dje në QKUK personi që u aksidentuar me 5 prill në Llugë të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit, ku thuhet se viktima që nga dita e aksidentit ishte duke u trajtuar në spital.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK. me 11.06.2026 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.