Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën
Ambasada e Kosovës në Washington ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel. Në një postim, ambasada ka theksuar se Engel ka qëndruar pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit amerikan, por si një mik i vërtetë i vendit, i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për…
Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Në një postim, ambasada ka theksuar se Engel ka qëndruar pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit amerikan, por si një mik i vërtetë i vendit, i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për popullin dhe të ardhmen e Kosovës.
Në postimin e ambasadës u tha se mbështetja dhe zëri i tij kanë qenë të rëndësishëm në momente vendimtare për Kosovën dhe do të mbeten të paharruara.
Në fund të reagimit theksohet se trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.
Postimi i plotë:Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel.
Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin tonë dhe të ardhmen tonë. Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momente kur ishin më të nevojshme dhe do të kujtohen gjithmonë.I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.