Kuvendi zgjedh Arlinda Muqën anëtare joprokurore të Këshillit Prokurorial
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Muqa u votua nga 59 deputetë të Kuvendit. Me zgjedhjen e Muqës është kompletuar edhe përbërja e re e Këshillit Prokurorial. Muqa është zgjedhur anëtare nga radhët jo prokurore nga shoqëria civile. Në garë ishte edhe Novitet Mezaj, i cili…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Muqa u votua nga 59 deputetë të Kuvendit.
Me zgjedhjen e Muqës është kompletuar edhe përbërja e re e Këshillit Prokurorial.
Muqa është zgjedhur anëtare nga radhët jo prokurore nga shoqëria civile.
Në garë ishte edhe Novitet Mezaj, i cili mori 24 vota të deputetëve, si dhe Artan Fejzullahu, për të cilin votuan vetëm tre deputetë.
Pas kësaj kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, mbylli punimet e seancës së sotme plenare.