Qeveria miraton 4 vendime në mbledhje elektronike, ndër to edhe ndryshimet mbi ndarjet buxhetore për shlyerjen e obligimeve financiare

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozim-vendime. Në mbledhje u miratuan: Projektligjin për Energjinë. Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. Vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së…

Lajme

10/04/2026 15:22

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozim-vendime.

Në mbledhje u miratuan:

Projektligjin për Energjinë.

Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

Vendimin me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive./Lajmi.net/