Shembja e vendpunishtes në Prishtinë, kompania “Klub Invest” gjobitet me 30 mijë euro, përfaqësuesi ligjor 3 mijë euro
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar vendimet e fundit në lidhje me vendpunishten e shembur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ditë më parë. Rama njoftoi se meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në llamellat 4 dhe 5 është iniciuar procedurë kundërvajtëse duke shqiptuar gjobë. 30 mijë euro për kompaninë dhe…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar vendimet e fundit në lidhje me vendpunishten e shembur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ditë më parë.
Rama njoftoi se meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në llamellat 4 dhe 5 është iniciuar procedurë kundërvajtëse duke shqiptuar gjobë.
30 mijë euro për kompaninë dhe 3 mijë euro për përfaqësuesin ligjor, transmeton lajmi.net.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës,prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinjereve, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”,deklaroi Rama./Lajmi.net/



