Ymeri pyet KEK-un nga Kuvendi: “Sa ka thëngjill, kallxoni, çka jeni tu bo me thëngjill?”
Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, deputetja Janina Ymeri ngriti shqetësime serioze ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke akuzuar për mungesë transparence dhe mosdhënie të përgjigjeve në pyetjet e adresuara. Ajo theksoi se kjo qasje ngre dyshime për një sërë çështjesh problematike, nga rënia e blloqeve energjetike, tregtia me rrymë, deri te mungesa e…
Lajme
Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, deputetja Janina Ymeri ngriti shqetësime serioze ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke akuzuar për mungesë transparence dhe mosdhënie të përgjigjeve në pyetjet e adresuara.
Ajo theksoi se kjo qasje ngre dyshime për një sërë çështjesh problematike, nga rënia e blloqeve energjetike, tregtia me rrymë, deri te mungesa e informimit publik, transmeton lajmi.net.
Pyetja e saj direkte: “Sa ka thëngjill, kallxoni, çka jeni tu bo me thëngjill?” vjen si reagim ndaj asaj që ajo e cilëson si fshehje informacioni dhe mundësi për keqpërdorime brenda KEK-ut./lajmi.net/