“S’është rritur pasuria” Nagavci flet në lidhje me pasurinë, thotë se respektoi afatin për deklarim
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci është deklaruar në lidhje me pasurinë e saj përgjatë këtyre viteve. Derisa në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar deklarimi i pasurisë, deputetja Nagavci tha se në fakt pasuria e saj nuk është rritur. E pyetur nga gazetari i lajmi.net se a ka deklaruar pasurinë, ajo…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci është deklaruar në lidhje me pasurinë e saj përgjatë këtyre viteve.
Derisa në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar deklarimi i pasurisë, deputetja Nagavci tha se në fakt pasuria e saj nuk është rritur.
E pyetur nga gazetari i lajmi.net se a ka deklaruar pasurinë, ajo pohoi ta ketë bërë këtë gjë.
Nagavci që deri vonë pati postin e ministres së Arsimit ka thënë se këtë e ka bërë brenda afatit të rregullt, pra para datës 31 mars.
Ndërsa, kur është pyetur se a ka pasur rritje të pasurisë, e njëjta duke buzëqeshur ka thënë “jo nuk është rritë pasuria, është rrit kredia”, ka deklaruar ajo.
“Po e kam deklaruar pasurinë, brenda afatit të rregullt, para datës 31 mars”,deklaroi ajo.
Ndërkaq e pyetur nëse pasuria është rritur apo është njësoj ajo tha se në fakt i është rritur kësti i kredisë.
“Jo nuk është rritë pasuria, është rrit kredia”, deklaroi Nagavci.
APK në ditët e fundit të deklarimit të pasurisë bëri të ditur se mbi 10 mijë e 350 zyrtarë janë të obliguar për deklarimin e rregullt këtë vit.
Autoritetet kanë paralajmëruar se menjëherë pas përfundimit të afatit do të nisin procedurat ndëshkuese.
Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 130 gjoba për vonesa, përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Agjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që ta respektojnë afatin, duke theksuar se transparenca mbetet thelbësore për besimin e qytetarëve në institucionet publike./Lajmi.net/