Tre persona kanosin dhe pengojnë policinë në Ferizaj, njëri nga ta ishte i dehur dhe përfundoi në mbajtje

Një incident është raportuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:10 në Ferizaj, ku tre persona të dyshuar kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. Sipas informacioneve zyrtare, njëri nga të dyshuarit, i cili ndodhej në gjendje të dehur, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,…

Lajme

10/04/2026 09:01

Një incident është raportuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:10 në Ferizaj, ku tre persona të dyshuar kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Sipas informacioneve zyrtare, njëri nga të dyshuarit, i cili ndodhej në gjendje të dehur, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar dhe ndaj tyre do të zhvillohet procedurë e rregullt, transmeton lajmi.net.

Gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, por nuk janë dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Raporti i plotë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR&PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYRJEN E DETYRES ZYRTARE

Ferizaj 09.04.2026-22:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtaret policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshuarit i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore./lajmi.net/