“Ama faqen me ta puth”, çka deklaroi 7-vjeçarja për sulmin seksual nga punëtori i shkollës në Vushtrri
7-vjeçarja, e cila dyshohet se është sulmuar nga një punëtor teknik, Ilir Ademi, 34 vjeç, në një shkollë në Vushtrri, ka folur para psikologes për rastin dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Deklaratën e saj e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, e cila ka treguar dëshminë e dhënë nga vajza para…
Lajme
7-vjeçarja, e cila dyshohet se është sulmuar nga një punëtor teknik, Ilir Ademi, 34 vjeç, në një shkollë në Vushtrri, ka folur para psikologes për rastin dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Deklaratën e saj e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, e cila ka treguar dëshminë e dhënë nga vajza para psikologes së Qendrës për Punë Sociale, e cila pas rastit, ka komunikuar me viktimën.
Ngjarja kishte ndodhur teksa vajza po shkonte në shkollë, dhe sipas deklaratës së përshkruar nga psikologia, ajo ka rrëfyer rrethanat e ditës dhe momentet para incidentit.
“…Ajo tregon pa ndërprerë ngjarjen dhe sipas saj se çfarë i kishte ndodhur sot. Ajo pohon se sot kishte dalë së bashku me nënën e saj nga banesa e saj rreth orës 11:00 dhe kishte shkuar me taku një shoqe, të cilën nuk kishte mujt me taku, dhe pohon se aty afër shkollës është një dyqan i vogël dhe i ka kërku atij zotërisë a mundet me qëndru deri sa të vijë koha e shkollës. Pas një kohe, zotëria në dyqan i ka treguar se është koha për me shku në shkollë dhe është nis për të shkuar. Rrugës e ka parë një qen dhe është frikësuar, dhe ka dalë një zotëri me biçikletë, i cili ka ec me biçikletë në dorë dhe më ka thënë ‘ama faqen me ta puth’, dhe vajza ka përshkruar me duar sesi është zhvilluar përqafimi, siç pohon se ai zotëria e kishte puthur”, kjo është deklarata e pskologes të cilën e tregoi gazetarja Ahmeti në emisonin “Kosova Today”.