Sfida mes shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës
Katër ndeshje të çerekfinaleve të Conference Leagues do të zhvillohen sot me sfidat e para, ku spikat përballja mes shqiptarëve në fushë. Në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, Rayo Vallecano do të presë AEK-un e Athinës. Kjo përballje ka një ngjyrë të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë lojtarët e…
Sport
Katër ndeshje të çerekfinaleve të Conference Leagues do të zhvillohen sot me sfidat e para, ku spikat përballja mes shqiptarëve në fushë.
Në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, Rayo Vallecano do të presë AEK-un e Athinës.
Kjo përballje ka një ngjyrë të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon dhe Thomas Strakosha e Stavro Pilo me AEK-un e Athinës, të cilët sot do të jenë kundërshtarë.
Në orën 21:00, në Londër luhet ndeshja mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, ku skuadra italiane vjen me disa mungesa të rëndësishme, shkruan atsh.
Po në të njëjtin orar zhvillohen edhe përballjet Mainz – Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar, që kompletojnë programin e parë të çerekfinaleve të këtij edicioni.
Programi i çerekfinaleve
18:45: Rayo Vallecano – AEK Athinë
21:00: Crystal Palace – Fiorentina
21:00: Mainz – Strasbourg
21:00: Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar.