Të shtëna me armë zjarri në Pejë, i dyshuari kërcënon të pranishmit në lokal e dëmton edhe xhamat

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në një lokal në Pejë. Raportohet se i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull. I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në…

Lajme

09/04/2026 09:23

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në një lokal në Pejë.

Raportohet se i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull.

I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Lajmi.net/