Nga Lumbardhi, Osmani: Kujtimi i dëshmorëve dhe fryma e pajtimit na udhëheqin përpara

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vizitën e saj në Lumbardh, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij vendi për kombin shqiptar. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka bërë homazhe për dëshmorët, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë dhe shtetin. Ajo ka…

Lajme

08/04/2026 19:26

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vizitën e saj në Lumbardh, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij vendi për kombin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka bërë homazhe për dëshmorët, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë dhe shtetin. Ajo ka theksuar se kujtimi i tyre mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka treguar se ka qëndruar edhe në Kullën e Pajtimit të Gjaqeve, të cilën e ka cilësuar si një simbol të fuqishëm të faljes dhe unitetit, duke rikujtuar rëndësinë e lëvizjes për çrrënjosjen e gjakmarrjes.

Po ashtu, Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjen Lekaj, duke vlerësuar kontributin e tyre në procesin e pajtimit, çlirimit dhe forcimin e frymës së bashkimit.

Në fund, ajo ka theksuar se uniteti, falja dhe respekti për njëri-tjetrin mbeten themelet kryesore për ndërtimin e së ardhmes së vendit. /Lajmi.net/