Rruga Suharekë-Duhël ende e bllokuar pas djegies së kamionit, zjarrfikësit po punojnë në pastrimin e saj

Pas përfshirjes së kamionit nga flakët, rruga në relacionin Suharekë – Duhël është ende e bllokuar, por procesi i pastrimit është në përfundim dhe së shpejti do të lirohet autostrada. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën…

Lajme

08/04/2026 18:36

Pas përfshirjes së kamionit nga flakët, rruga në relacionin Suharekë – Duhël është ende e bllokuar, por procesi i pastrimit është në përfundim dhe së shpejti do të lirohet autostrada.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Policia dhe Zjarrfikësit ende janë në vendngjarje, por procesi I menagjmit të incidentit dhe pastrimit të rrugës është në përfundim dhe së shpejti do të lirohet rruga”, deklaroi Bytyqi.