Bien disa dërrasa në një punëtori në Deçan, humb jetën një punëtor ndërsa një tjetër lëndohet
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit. Një aksident ka ndodhur në një punëtori, ku kanë rënë disa rrasa dhe dy persona kanë marrë lëndime, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit.
Një aksident ka ndodhur në një punëtori, ku kanë rënë disa rrasa dhe dy persona kanë marrë lëndime, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, e njëri prej tyre ka humbur jetën.
Rasti po hetohet nga ekipet kompetente.
“Sot rreth orës 14:05, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/