“Sa jemi në mandat si deputetë”- Nagavci paralajmëron veçse zgjedhjet derisa thotë se Kurti po bën gjithçka për çështjen e presidentit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka rikonfirmuar se nuk janë pro-zgjedhjeve të reja. Madje siç duket nga Vetëvendosje duan që të rrinë sa më larg zgjedhjeve, por duke mos e shmangur realitetin që pritet të kenë qytetarët sërish. Që në fillim të deklarimit të saj për seancën e radhës, Nagavci në…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka rikonfirmuar se nuk janë pro-zgjedhjeve të reja.
Madje siç duket nga Vetëvendosje duan që të rrinë sa më larg zgjedhjeve, por duke mos e shmangur realitetin që pritet të kenë qytetarët sërish.
Që në fillim të deklarimit të saj për seancën e radhës, Nagavci në fakt deklaroi se mundësia që Kuvendi të shpërndahet është shumë afër.
Ajo deklaroi se marrëveshjet e ardhshme janë në kuadër të pikave që “duhet trajtuar sa jemi në mandat, aktualisht si deputetë”.
Duhet përkujtuar që aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese pati dhënë afat 34 ditë që të arrihet zgjedhja e presidentit të ri, në të kundërtën deputetët humbin mandatin dhe shkohet në zgjedhje.
E pyetur nëse kryeministri Kurti do të takohet me kryetarin e PDK-së, ashtu siç u takua me të parin e LDK-së, Nagavci deklaroi se Kurti po bën gjithçka për të gjetur zgjidhje rreth presidentit.
“Kryeministri Albin Kurti ashtu siç jeni në njohuri, ka pasur takim me kryetarin e LDK-së, besoj se ai është duke vazhduar angazhimin maksimal të tij si Kryetar i Lëvizjes dhe si përfaqësues i joni e gjatë gjithë këtyre ditëve do të intensifikojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje që presidenti të votohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese sepse jemi të bindur se vendit i duhet një president i zgjedhur në Kuvend e zgjedhjet e reja s’do të sjellin asnjë rezultat tjetër.Sepse përpos që janë të panevojshme janë edhe të padrejta.Kryeministri është duke bërë gjithçka çka është në mandatin e tij dhe do të trajtojë në mënyrë më të mirë të përgjegjshme në raport me shmangien e zgjedhjeve të reja”,deklaroi ajo./Lajmi.net/