Nagavci: Presim të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, rezoluta e PDK-së pritet të vendoset të premten s’ka rëndësi a do jetë pikë e parë
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Me këtë rast ajo njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00, ku në rend ditë janë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare. “Seanca do të jetë këtë të premte me fillim nga ora 10:00 sepse…
Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Me këtë rast ajo njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00, ku në rend ditë janë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Seanca do të jetë këtë të premte me fillim nga ora 10:00 sepse ka tema të rëndësishëm si marrëveshje ndërkombëtare e duhet trajtuar brenda mandatit si deputet aktualisht..Janë marrëveshjet ndërkombëtare që nuk u votuan në seancat e kaluara.Komisionet kanë shqyrtuar së paku edhe 9 projektligje që kanë ardhur si material nga Qeveria.E kemi të rëndësishme që edhe këto projektligje ti votojmë në Kuvend në lexim të parë që të ketë kohë të mjaftueshme në lexim të dytë para datës 28. Pres që të arrihet një pajtueshmëri e këto projektligje të jenë pjesë e diskutimit dhe trajtimit në ditën e premte”,deklaroi Nagavci, transmeton lajmi.net.
Kurse ajo njoftoi se sa i përket rezolutës së propozuar më parë nga PDK-ja, pritet që ajo të jetë në rend dite sërish të hënën.
Por ajo tha se nuk ka rëndësi se a do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës apo se si nuk dihet ende.
Duhet përkujtuar që PDK lëshoi sallën seancën e kaluar pikërisht pasi rezoluta e propozuar nga ta nuk u vu si pikë e rendit të ditës.
“Sa i përket rezolutës së propozuar nga ana e PDK-së ne që në ditën e parë kemi që në të gatshëm të kontribuojmë në një tekst të rezolutës që në rend të parë i bën nder Kuvendit dhe paraqet unitet të plotë të partive politike në Kosovë.Unë kam kërkuar qysh në seancën e kaluar nga PDK që të ftojë grupin punues të dakordohen me përmbajtjen e rezolutës.Sot u njoftuam që janë të interesuar ta fusin në rend ditë për ditën e premte. Kërkojmë që të kemi një rezolutë të dakorduar në mes të gjitha grupeve. S’kemi asnjë problem me rezolutë që do të adresonte gjenocidin e kryer nga Serbia.S’jemi të interesuar e as të gatshëm që temat të cilat janë me interes shtetërorë kombëtare e që duhet të paraqesin unitetin e të gjithë neve të trajtohen si tema parciale e individuale”./Lajmi.net/