Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë-Pejë, kërkon angazhim të shtuar nga të gjithë operatorët e përfshirë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka vizituar punimet përgjatë aksit rrugorë Kijevë-Pejë. Ai ka thënë se kjo rrugë është projekt i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend. “Gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka vizituar punimet përgjatë aksit rrugorë Kijevë-Pejë.
Ai ka thënë se kjo rrugë është projekt i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend.
“Gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve ekonomikë dhe mbikëqyrësit e punimeve. Në fokus të diskutimeve ishte dinamika e realizimit të punimeve, respektimi i afateve të përcaktuara dhe adresimi i sfidave në terren”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Basha ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë operatorët e përfshirë, përmbushje të plotë të obligimeve kontraktuale dhe realizim të punimeve në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
“Projekti rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë mbetet një nga projektet prioritare të Ministrisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen më të mirë ndërmjet rajoneve”, thuhet më tej në komunikatë. /Lajmi.net/