Hoti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin të lirë shumë shpejt
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka pasur një kërkesë ndaj ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Behrami i ka kërkuar Hotit që të ketë prioritet cështjen e Dhomave të Specializuara në Hagë pasi që edhe verdikti finale për…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka pasur një kërkesë ndaj ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Behrami i ka kërkuar Hotit që të ketë prioritet cështjen e Dhomave të Specializuara në Hagë pasi që edhe verdikti finale për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen atje pritet të jepet së shpejti, njofton Dukagjini.
“Ju si minister dhe ne si Komision është mirë të bashkërëndojmë veprimet që një raportim i tillë të ndodh në Kuvend. Ne betejën juridike e kemi fituar në sallën e gjyqit, tash ka mbet beteja politike. Një angazhim që ta ketë prioritet Dhomat e Specializuara verdiktin për krerët e UÇK-së meqë është betejë politike dhe diplomatike angazhimi juaj si ministër do krijonte një mekanizëm të mbikqyrjes”, u shpreh Behrami.
Behrami, mes tjerash, e luti Hotin që të ketë bashkëpunim edhe me Qeverinë e Kosovës për këtë cështje.
“Ju kisha lut si ministër të bisedoni me Qeverinë në mënyre që kërkesat nga mbrojtja të adresohen dhe po e përmbyll me një pyetje se cili ka me qenë angazhimi juaj konkrrt këta pak muaj që kanë mbetur?”, tha Behrami.
Hoti, në anën tjetër, u shpreh i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen shumë shpejt nga Haga.
“Ata që janë në Hagë do dalin të lirë shumë shpejtë, cka do që është në kompetencën time dhe ministrisë do të jetë prioritet – por departamenti që merret me Dhomat e Specializuara është në Ministri të Drejtësië dhe jo të unë. Megjithatë, do të jemi të gatshëm të ofrojnë shërbimet tona sa herë të ketë nevojë”, u shpreh Hoti.