18 vjet prani diplomatike e SHBA-së në nivel ambasade në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka rikujtuar sot një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kosovës, duke theksuar se më 8 prill 2008 misioni amerikan në Prishtinë u ngrit zyrtarisht në nivel ambasade. Sipas njoftimit, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë…

Lajme

08/04/2026 12:12

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka rikujtuar sot një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kosovës, duke theksuar se më 8 prill 2008 misioni amerikan në Prishtinë u ngrit zyrtarisht në nivel ambasade.

Sipas njoftimit, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, hapi i radhës ishte reflektimi i kësaj marrëdhënieje në praninë diplomatike në vend.

“Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi nga një Zyrë amerikane në një Ambasadë amerikane. Si rezultat, titulli zyrtar u bë ‘U.S. Embassy Prishtina”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada thekson se ky transformim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. /Lajmi.net/