Rrahmani akuza Qeverisë Kurti: 8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025
8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025. 6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024. 2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023. Deputeti i Eman Rrahmani ka ngritur alarmin për shpenzimet e mëdha të Qeverisë për vetura zyrtare, duke publikuar…
Lajme
8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025. 6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024. 2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023.
Deputeti i Eman Rrahmani ka ngritur alarmin për shpenzimet e mëdha të Qeverisë për vetura zyrtare, duke publikuar shifra që, sipas tij, tregojnë rritje të vazhdueshme të luksit institucional gjatë mandatit të Albin Kurti.
Sipas të dhënave të bëra publike, në tri vitet e fundit janë shpenzuar mbi 16 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare. Vetëm në vitin 2025, shuma arrin në mbi 8 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 janë shpenzuar rreth 6.7 milionë euro dhe në vitin 2023 mbi 2.5 milionë euro.
Këto shifra, tregojnë një trend të qartë, sa më gjatë në pushtet Albin Kurti, aq më shumë rriten shpenzimet për luks, përfshirë edhe të ashtuquajturit “xhipat e zi”.
Postimi:
Mirëmëngjesi, Republika AUTORITARE e Kosovës.
8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025.
6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024.
2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023.
Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë janë blerë vetura.
Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë luks.
Ndërkohë…
Popullit rryma më e lirë?
Nafta më e lirë?
Buka më e lirë?
Vaji më i lirë?
Qumështi më i lirë?
Jo.
Janë blerë vetura.
Janë rritur çmimet.
Janë rënduar xhepat e qytetarëve.
Populli paguan.
Pushteti…?