Nexhi Krasniqi vë në dyshim se fotografitë e NASA-s janë krijuar me inteligjencë artificiale, këta i kundërpërgjigjen në koment

Astronautët e misionit “Artemis II” kanë arritur të sigurojnë pamje të papara të Hënës. Në rezolucion tejet të lartë, fotografitë që arriti të siguroj ekipi i “Artemis II” janë epike, transmeton lajmi.net. Mirëpo, një shqiptar me emrin Nexhi Krasniqi ka vënë në dyshim këto fotografi. Në një koment të bërë në postimin e NASA-s, tha…

Lajme

08/04/2026 09:34

Astronautët e misionit “Artemis II” kanë arritur të sigurojnë pamje të papara të Hënës.

Në rezolucion tejet të lartë, fotografitë që arriti të siguroj ekipi i “Artemis II” janë epike, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, një shqiptar me emrin Nexhi Krasniqi ka vënë në dyshim këto fotografi. Në një koment të bërë në postimin e NASA-s, tha se dyshon se këto janë bërë me inteligjence artificiale pasi që nuk po shihen yjet.

“Pse nuk po shihen yjet nga ky pozicion? Unë dyshoj se kjo është krijuar me inteligjencë artificiale.”, tha Nexhi Krasniqi në komentin e tij.

Këtoj komenti të Nexhit, iu kundërpërgjigj NASA, duke shpjeguar pse nuk po shihen yjet.

“Nexhi Krasniqi Ne nuk mund ti shohim yjet në këto fotografi pas yjet janë shumë të zbehta në krahasim me hënën, pasi është shumë më afër dhe reflekton më shumë dritë. Kamera mund të kapin vetëm një gamë të caktuar mes pjesës më të ndritshme dhe më të errëta të pamjes.”, shkroi Nasa./lajmi.net/