Policia jep detaje për të moshuarin që kreu vetëvrasje dje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vetëvrasjes në Prishtinë. Nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vetëvrasjes në Prishtinë.
Nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
Dje u raportua se personi që kreu vetëvrasje ishte 90 vjeçar./Lajmi.net/