Tentoi ta sulmojë një person me kaçavidë tek rruga B, i dyshuari sulmon më pas edhe zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë tek rruga B në Prishtinë, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një person me kaçavidë. I dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj policëve dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontrollor ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë tek rruga B në Prishtinë, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një person me kaçavidë.
I dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj policëve dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontrollor ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/