Policia bastis një shtëpi në Mitrovicë: Sekuestrohet një granatë dore, armë dhe narkotikë – I dyshuari ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH), për shkak të dyshimeve për posedim ilegal të armëve, kanë bastisur një shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar – Një (1) armë e gjatë e modifikuar – Një (1) karikator – Njëzet e…
Lajme
Policia e Kosovës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH), për shkak të dyshimeve për posedim ilegal të armëve, kanë bastisur një shtëpi dhe objekte përcjellëse.
Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar
– Një (1) armë e gjatë e modifikuar
– Një (1) karikator
– Njëzet e pesë (25) fishekë
– Një (1) peshore ngjyrë e zezë
– Një (1) gëzhojë
– Një (1) granatë dore
– Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike.
Si i dyshuar është arrestuar një person dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”.
“Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: