Pese vite në krye të shtetit, Osmani thotë se solli aleanca të forta: Masat e BE-së erdhën edhe për shkak të keqkuptimeve mes Qeverisë me aleatët

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një intervistë pas përfundimit të mandatit të saj, ka folur në lidhje me rezultatet që ka sjell Presidenca e saj për 5 vite në lidhje me aleatët. Ajo ka thënë se nuk beson që ka një qytetar të Kosovës, që thotë se Vjosa Osmani ka shkatërruar raportet me…

Lajme

07/04/2026 21:09

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një intervistë pas përfundimit të mandatit të saj, ka folur në lidhje me rezultatet që ka sjell Presidenca e saj për 5 vite në lidhje me aleatët.

Ajo ka thënë se nuk beson që ka një qytetar të Kosovës, që thotë se Vjosa Osmani ka shkatërruar raportet me miq, e ka izoluar Kosovën apo nuk i ka ndërtuar këto aleanca.

“Rezultatet janë të qarta: Aleanca me SHBA-të është më e fuqishme se kurrë më parë, aleanca me shtetet europiane është jashtëzakonisht e fuqishme, aleanca me shtete të kontinenteve tjera që kurrë nuk janë vizituar e askush nga Kosova nuk i ka kontaktuar janë më të fuqishme se kurrë më parë”, ka thënë Osmani në T7.

Ajo ka thënë se në vitin e fundit kanë ardhur njohje të reja, si shkak i punës së gjatë të tyre si Presidencë.

“Ka edhe njohje të tjera që janë në pritje, dhe plani ka qenë që unë t’i vizitoj gjatë muajve shkurt dhe mars, por për fat të keq për shkak të zhvillimeve të brendshme u bë e pamundur. Por, unë jam e bindur se do të vijnë për shkak të punës së jashtëzakonshme që e kemi bërë.  Por, ne duhet ta kuptojmë që ne nuk jemi më prioritet në tavolinat e botës demokratike siç ishim në vitin 2008. Unë atëherë kam qenë shefe e stafit të Presidentit dhe e kam parë si kanë ardh njohjet, kanë qenë angazhim ekskluziv i shteti amerikan dhe ne pastaj jemi angazhu sa kemi arritur”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe në lidhje me sanksionet e BE-së për Kosovën, që ka thënë se kanë ardhur për shkak të keqkuptimeve mes Qeverisë dhe aleatëve tanë.

“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi në maj 2023 ka ardhur nga bandat serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar nga Vuçiqi. Ekanë sulmuar KFOR-in dhe janë lënduar 93 ushtarë. Pastaj kanë qenë keqkuptime mes Qeverisë dhe aleatëve tonë. Ne kemi arritur që t’i eleminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë, dhe ju e dini që në dhjetor të vitit të kaluar është marrë vendimi për tu hequr këto masa.  Si Presidente kam punuar me secilin lider, e sidomos ata që kanë qenë kundër heqjes së këtyre masave që të binden që atë natë të mos dalin kundër, dhe në fund ka qenë vendim unanim. Ky ishte rezultat i një pune të jashtëzakonshme që e kemi bërë si Presidencë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/