Raportimet për veturë 500 mijë euroshe të Kurtit, reagon Manxhuka: Çmimi nuk qëndron – Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me raportimet në media se vetura e blinduar e kryeministrit Albin Kurti kushton 500 mijë euro. Ai ka thënë se çmimi për këtë veturë nuk qëndron, e sipas tij është shumë larg 500 mijë eurove, shkruan lajmi.net. “Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët…

Lajme

07/04/2026 20:51

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me raportimet në media se vetura e blinduar e kryeministrit Albin Kurti kushton 500 mijë euro.

Ai ka thënë se çmimi për këtë veturë nuk qëndron, e sipas tij është shumë larg 500 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

“Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët e shtetit e tutje, ka në shërbim asetet zyrtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare. Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit. Automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policisë së Kosovës. Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë”, ka shkruar Manxhuka në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: