Kina dhe Rusia e bllokojnë me veto rezolutën e OKB-së për mbrojtjen e anijeve në Hormuz
Kina dhe Rusia të martën bllokuan me veto në Këshillin e Sigurimit në OKB një rezolutë të paraqitur nga Bahrejni, me të cilën do të inkurajoheshin shtetet që t’i bashkërendonin përpjekjet për mbrojtjen e lundrimit komercial në Ngushticën e Hormuzit. Në Këshillin e Sigurimit me 15 shtete anëtare, 11 vende votuan në favor të rezolutës,…
Bota
Kina dhe Rusia të martën bllokuan me veto në Këshillin e Sigurimit në OKB një rezolutë të paraqitur nga Bahrejni, me të cilën do të inkurajoheshin shtetet që t’i bashkërendonin përpjekjet për mbrojtjen e lundrimit komercial në Ngushticën e Hormuzit.
Në Këshillin e Sigurimit me 15 shtete anëtare, 11 vende votuan në favor të rezolutës, dy abstenuan dhe dy – Kina dhe Rusia – votuan kundër, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kina dhe Rusia janë dy nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe e kanë të drejtën e vetos. Një veto e vetme mjafton për bllokimin e rezolutave.
“Draft-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të Këshillit [të Sigurimit]” – tha në këtë organ ministri i Punëve të Jashtme i Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.