Zogaj: Pretendimet se Abdixhiku kërkoi poste janë të pavërteta dhe të qëllimshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri. Sipas Zogajt kjo është shpifje, dezinformim dhe manipulim. Me këto deklarata, ai thotë se po tentohet të mashtrohen qytetarët. “Shpifja e…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.
Sipas Zogajt kjo është shpifje, dezinformim dhe manipulim.
Me këto deklarata, ai thotë se po tentohet të mashtrohen qytetarët.
“Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim.
Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme.”
Megjithatë, Zogaj e ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, se emri për të parin e shtetit duhet të dalë nga një marrëveshje politike.
“LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende! #LDK”.