KPK nxjerr në konsultim publik draftin e plotësim-ndryshimit të Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nxjerrë në konsultim publik draft-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, afati për dorëzim të komenteve është 15 ditë- nga 8 deri më 30 prill. Sipas draft-rregullores, nga rregullorja e kaluar del të…

Lajme

07/04/2026 16:28

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nxjerrë në konsultim publik draft-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, afati për dorëzim të komenteve është 15 ditë- nga 8 deri më 30 prill.

Sipas draft-rregullores, nga rregullorja e kaluar del të jetë ndryshuar përbërja e Panelit Vlerësues, ashtu që tash është propozuar përbërja prej tre anëtarëve, duke u kryesuar secili panel nga kryesuesi i KPK-së.

Kjo Rregullore shërben përzgjedhjen e të gjithë kryeprokurorëve nëpër prokuroritë themelore, Prokurori Speciale dhe atë të Apelit, si dhe Kryeprokurorit të Shtetit.

Linkun e draft-rregullores me propozimet për plotësim-ndryshimet në atë e gjeni: KËTU.