Rasti në Skenderaj, Policia: Viktima 39-vjeçar u gjet pa shenja jete nga familjarët
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 10:00, policia ka pranuar informatën nga familjarët për një person…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 10:00, policia ka pranuar informatën nga familjarët për një person të pajetë.
Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Viktima është mashkull, rreth 39 vjeç.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ky rast vjen pasi më herët edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për lajmi.net se trupi i pajetë është dërguar për autopsi dhe se autoritetet janë duke ndërmarrë veprime hetimore. /Lajmi.net/