Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, Prokuroria ndërmerr veprime hetimore
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Llaushë, të Skenderajt. Derisa vdekja e viktimës dyshohet se erdhi si pasojë e një zjarri atje. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Ai bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Llaushë, të Skenderajt. Derisa vdekja e viktimës dyshohet se erdhi si pasojë e një zjarri atje.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Ai bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
“Mund ta konfirmojmë vdekjen e një personi. Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Preteni.
Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po kryejnë ekzaminimet e duhura dhe po mbledhin informacion të mëtejshëm nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/