Automjet me mall kontrabandë ndalohet mes Banjskës dhe Sharani Kamen, gjenden targa të Serbisë dhe radiolidhje

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të mbushur me mallra të kontrabanduara në veri të vendit, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe targa të Serbia dhe pajisje radiolidhjeje. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 6 prill  rreth orës 19:15 në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen, në Mitrovicë Veri. Njësitë e Policisë…

Lajme

07/04/2026 13:24

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të mbushur me mallra të kontrabanduara në veri të vendit, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe targa të Serbia dhe pajisje radiolidhjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 6 prill  rreth orës 19:15 në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen, në Mitrovicë Veri. Njësitë e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë një aksioni kundër kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton lajmi.net.

Pas vënies në ndjekje, zyrtarët kanë arritur ta lokalizojnë veturën e dyshimtë, por personat që ndodheshin në të e kishin braktisur dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 32 thasë me pantallona, që përmbanin gjithsej 1,217 palë xhinse, si dhe një thes me 303 rripa pantallonash. Po ashtu, brenda veturës janë zbuluar një palë targa të Serbisë, një kanistër plastike me naftë dhe një pajisje radiolidhjeje.

Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar nga njësitë e Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejme nga Dogana.

Raporti i plotë: 

Policia e Kosovës ndalon automjetin me mallra të kontrabanduara
Mitrovicë Veri , 06.04.2026
Me datën 06.04.2026 rreth orës 19:15 ne zonën e fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen në rrugë malore, njësit Policore dhe njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të përbashkët për luftimin e kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa i cili lëvizte me shpejtësi të madhe. Njësitë policore janë vënë në ndjekje dhe pas pak kanë hasur në veturën e dyshimtë, por personi-at e kishin braktisur veturën dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa). Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.
Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar.
Me udhëzimet e Prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës./lajmi.net/