Dimal Basha s’u lejon më t’i komentoni në Facebook, ndërkohë njofton për punimet në rrugën e Carralevës
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes. Sipas tij, kontrata për realizimin e projektit tashmë është lidhur dhe punimet kanë filluar që sot, me qëllim të adresimit të rrëshqitjes së trupit të rrugës në…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.
Sipas tij, kontrata për realizimin e projektit tashmë është lidhur dhe punimet kanë filluar që sot, me qëllim të adresimit të rrëshqitjes së trupit të rrugës në këtë segment, transmeton lajmi.net.
Basha theksoi se ky intervenim do të rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë për qarkullimin në këtë pjesë, e cila ka qenë e dëmtuar.
Ai shtoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë ndaj problemeve në terren dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.
Basha ua ka ndaluar qytetarëve që të komentojnë në postimin e tij.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Sot kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në Carralevë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.
Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend./lajmi.net/