Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës në Fushë Kosovë. Sipas pamjeve një kamion është aksidentuar me një veturë. Ky aksident ka ndodhur në rrugën kryesore të kësaj komune, në afërsi të semaforëve. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.