MINT njofton: Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë, kaq shkon nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 6 dhe 7 prill 2026. Sipas njoftimit, më 6 prill çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me ditën paraprake, bazuar në vendimin e datës 5 prill për caktimin e çmimeve maksimale, raporton lajmi.net Ndërkaq, për…

Lajme

07/04/2026 10:10

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 6 dhe 7 prill 2026.

Sipas njoftimit, më 6 prill çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me ditën paraprake, bazuar në vendimin e datës 5 prill për caktimin e çmimeve maksimale, raporton lajmi.net

Ndërkaq, për 7 prill 2026, MINTI ka bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar për dizelin është 1.88 euro për litër, për benzinën 1.46 euro për litër, ndërsa për gazin 0.74 euro për litër.

Psotimi i plotë:

Prishtinë, 07.04.2026
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.
Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88 € për litër;
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër;
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër.
MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.
Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi./Lajmi.net/