Pejë: Arrestohet një shtetas i Brazilit, i gjendet marihuanë gjatë kontrollit
Një shtetas i Brazilit është arrestuar nën dyshimin se iu gjet në çantë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në Pejë dhe u iniciua si “Posedim i narkotikëve”. “Rr. Adem Jashari, Pejë 06.04.2026, 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Brazilit, pasi…
Lajme
Një shtetas i Brazilit është arrestuar nën dyshimin se iu gjet në çantë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në Pejë dhe u iniciua si “Posedim i narkotikëve”.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 06.04.2026, 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Brazilit, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.