​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më dje rreth orës 09:40 në rrugën Drenas–Baicë, në komunën e Gllogocit. Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, të dyja me targa vendore dhe të drejtuara nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.…

Lajme

07/04/2026 09:53

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më dje rreth orës 09:40 në rrugën Drenas–Baicë, në komunën e Gllogocit.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, të dyja me targa vendore dhe të drejtuara nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.