PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë , Gazment Bardhi, reagoi pas protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe. “Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin…
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë , Gazment Bardhi, reagoi pas protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe.
“Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo është një e drejtë e fituar me gjak dhe që nuk mund të negociohet.
Mbështes plotësisht protestën legjitime të studentëve, sepse gjuha është historia, është gjaku, është kujtesa. Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe, ka problem drejtësie. Për secilin prej tyre, gjuha shqipe është identitet
“Shqipja nuk negociohet!
I bëj thirrje Qeverisë Shqiptare që të marrë menjëherë masa për të ndërhyrë pranë autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të shmanget kthimi pas në kohë të errëta. Rruga e dy vendeve tona fqinjë është e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Por, në çdo rast, Republika e Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, ”, shkroi në rrjete sociale, Bardhi.