Aksident trafiku me fatalitet në Drenas, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Baincë të Drenasit. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti deklaroi se në aksident të përfshira ishin dy automjete, një kamion dhe një veturë. “Vdekja e viktimës,…

Lajme

06/04/2026 15:30

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Baincë të Drenasit.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se në aksident të përfshira ishin dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha tutje Ahmeti./Lajmi.net/