Sadiku: Tentativa e Kurtit duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të siguronte zgjedhjen e presidentit. Kjo, sipas Sadikut, nënkupton se ai nuk është i interesuar për zgjedhjen e presidentit në bashkëpunim me LDK-në. “Sipas kësaj logjike, tentativa e tij duket të jetë ose ta çojë…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të siguronte zgjedhjen e presidentit.
Kjo, sipas Sadikut, nënkupton se ai nuk është i interesuar për zgjedhjen e presidentit në bashkëpunim me LDK-në.
“Sipas kësaj logjike, tentativa e tij duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Statusi i plotë:
“Vetëm një shumicë prej 84–85 deputetësh do të na bënte komod për zgjedhjen e presidentit. Numri 80–81 nuk është caku ynë për të ecur përpara,” ka deklaruar sot sërish Kurti pas takimit.
Kjo nënkupton se ai nuk është i interesuar për zgjedhjen e Presidentit në bashkëpunim me LDK-në.
Sipas kësaj logjike, tentativa e tij duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në.