Kurti: PDK nuk ka nxjerrë asnjë emër, por ka kërkuar që ne t’i besojmë – Kjo e bën të pamundur marrëveshjen mes nesh, uroj të ndryshojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me qëllim të gjejnë në zgjidhje për çështjen e Presidentit. Ai para mediave pas këtij takimi ka thënë se do të përpiqet që të takohet edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën. “Presidenti nuk do të jetë vetëm i një…

Lajme

06/04/2026 13:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me qëllim të gjejnë në zgjidhje për çështjen e Presidentit.

Ai para mediave pas këtij takimi ka thënë se do të përpiqet që të takohet edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën.

“Presidenti nuk do të jetë vetëm i një parti, por as i dy partive- presidenti është shprehje e unitetit të popullit”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse do t’ia ofronte pozitën e Presidentit PDK-së.

“PDK asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara nesh, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së e të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kjo e bënë të pamundur marrëveshjen mes këtyre dy partive.

“Uroj që në komunikimet e takimet në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë sepse s’mund të ketë marrëveshje politike për presidentin e ardhshëm përderisa nuk e thua asnjë emër”, ka thënë ai. /Lajmi.net/