Dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku , ende asnjë detaj
Janë bërë dy orë që nga nisja e takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi që ka nisur në ora 11:00 është duke vazhduar ende. Në lidhje me takimin nuk është dhënë ende asnjë detaj, derisa para hyrjes në takim Kurti nuk u deklarua fare derisa Abdixhiku ishte fjalë…
Lajme
Janë bërë dy orë që nga nisja e takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi që ka nisur në ora 11:00 është duke vazhduar ende.
Në lidhje me takimin nuk është dhënë ende asnjë detaj, derisa para hyrjes në takim Kurti nuk u deklarua fare derisa Abdixhiku ishte fjalë pak duke thënë se do të flasë pas takimit.
Ky takim vie në kuadër të takimeve për zgjedhjen e çështjes së presidentit të Kosovës.
Pasi Vetëvendosje nuk propozoi edhe një herë Vjosa Osmanin, e dështoi propozimi i Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollcaku, Vjosa Osmani pati vendosur që të shpërndajë Kuvendin- duke vendosur një dekret i cili më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuesja në aktgjykimin e fundit u dha kohë 31 ditë deputetëve që të zgjedhin presidentin, derisa ani kanë mbetur edhe 22 ditë.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një konsensus për këtë çështje, apo vendit do t’i duhet që të shkojë sërish në zgjedhje./Lajmi.net/