Çështja e presidentit – Nis takimi Kurti-Abdixhiku
Ka filluar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pak minuta më parë dyshja kanë filluar takimin në të cilën temë diskutimi është çështja e zgjedhjes së presidentit të ri. Kryeministri Kurti ka zgjedhur që të mos shfaqet para mediave, duke vendosur që të futet nga hyrja tjetër e…
Lajme
Ka filluar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pak minuta më parë dyshja kanë filluar takimin në të cilën temë diskutimi është çështja e zgjedhjes së presidentit të ri.
Kryeministri Kurti ka zgjedhur që të mos shfaqet para mediave, duke vendosur që të futet nga hyrja tjetër e Kuvendit.
Kësisoj dyshja nuk janë deklaruar fare para takimit.
Ky është takimi i dytë me radhë mes Kurtit dhe Abdixhikut për zgjedhjen e presidentit. Vetëvendosje nuk e propozoi Vjosa Osmanin dhe të njëjtës i përfudnoi mandati të shtunën.
Albulena Haxhiu u vendos si ushtruese detyre në postin e presidentes, derisa deputetëve i numërohen ditët deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej 31 ditësh ka afruar ku nga sot mbeten veç edhe 22 ditë të tjera.
Njëherësh, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes e presidentit në një seancë më 5 mars./Lajmi.net/
